Çfarë duhet të bëni nëse personi me të cilin jetoni ka Covid-19, ja 7 hapat

Shëndetësia

Çfarë duhet të bëni nëse personi me të cilin jetoni ka Covid-19, ja 7 hapat

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Këto kohë pandemia mundësia për t'u infektuar ose për të pasur kontakt me një të person pozitiv është shumë e lartë. Por ç’duhet të bëni nëse jetoni në shtëpi me një të infektuar? Këto janë shtatë mënyra për të mbrojtur veten.

Fillimisht testohuni

Bëni testin sa më shpejt që të mundeni, por dijeni që është e mundur të shkoni “shumë herët” dhe të merrni një test të rremë negativ, sepse virusi mund të mos ketë arritur akoma të shumëzohet mjaftueshëm në sistemin tuaj që testi ta zbulojë. Ndjeshmëria e testit rritet ndjeshëm pesë deri në shtatë ditë pas ekspozimit të fundit ndaj infeksionit, kështu që nëse shqetësoheni se testi juaj i parë ishte negativ i rremë, prisni një javë dhe testohuni përsëri.

Kufizoni kontaktet

Një person pozitiv duhet të izolojë veten, nëse është e mundur të flejë vetëm në dhomë dhe të mbajë distancën nga të tjerët. Nëse po e ndihmoni ose kujdeseni për atë person, mos qëndroni gjatë në praninë e tyre. Kufizoni kohëzgjatjen e qëndrimit tuaj në të njëjtën dhomë.

Vendos një maskë

Personi që është i infektuar duhet të mbajë maskë, por ju.

Sa më shumë ajër

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Është shumë e rëndësishme që të ajrosni dhomat në të cilat qëndroni rregullisht në mënyrë që të zvogëloni mundësinë e mbajtjes së virusit në ajrin e shtëpisë tuaj.

Dezinfektoni sipërfaqet që prekni shpesh

Larja e duarve me sapun ose dezinfektues rregullisht dhe për të paktën 20 sekonda është e domosdoshme. Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës dhe dezinfektoni sipërfaqet që preken shpesh. Si psh: tavolina, doreza, doreza, çelësa dritash, tualeti, rubineti, lavamani etj.

Bisedoni me dikë …

Sigurisht që nuk është e lehtë për ju, ju shqetësoheni për personin e infektuar dhe për veten tuaj, kështu që bisedoni me një person që do t’ju mbështesë.

… por mos i besoni gjithçkaje dhe gjithkujt

Për të ndihmuar, njerëzit mund t’ju mbushin me informacione dhe këshilla të paverifikuara që ata kanë lexuar në internet. Nëse keni nevojë për mbështetje, ka miq dhe familje. Por nëse keni nevojë për këshilla mjekësore, flisni me një mjek.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat