Si në çdo stinë, edhe në dimër duhet kushtuar rëndësi të veçantë lëkurës së bebit tuaj.
Ajri i ftohtë dhe i thatë, era e ashpër e dimrit mund të thajnë lëkurën e butë të bebit tuaj shkruan Healthline.
Bebet mund të kenë lëkurë më delikate dhe më të ndjeshme sesa të rriturit.Kjo mund t’i bëj ata më të prirur ndaj humbjes së lagështisë që do të thotë se lëkura e tyre mund të thahet shumë shpejt.
Disa nga shqetësimet në lëkurën e bebit tuaj që mund t’i vëreni janë:
Në rast se bebi juaj ka lëkurë të thatë, mos hezitoni të kërkoni këshillat nga mjeku juaj
Buzët e qara
Buzët e qara janë një problem i zakonshëm i bebeve, pasi kur shtresa e buzëve është e thatë, atëherë shtresa e sipërme mund të irritohet.Nëse jeni duke ushqyer bebit tuaj me qumësht gjiri, mund të aplikoni një sasi të qumështit mbi buzë.
Faqet marrin ngjyrë të kuqe
Faqet e bebit tuaj mund të irritohen lehtësisht kur ekspozohen ndaj ajrit të ftohtë.Hidratimi para dhe pas daljes mund t’i ndihmojë.
Kruarja
Lëkura e thatë mund të shkaktojë njolla të kuqe të cilat mund të jenë irrituese.