Vaksinat Covid, fillon pjesën e programit të vaksinimit masiv për herë të parë sot në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky nuk është zhvillimi i vetëm pozitiv – një rishikim gjithëpërfshirës sugjeron që vitamina C mund të shpëtojë jetën e atyre që preken rëndë nga Covid-19, shkruan Express.co.uk.
Sot u shënua një moment historik në avancim kundër Covid-19.
Një gjyshe në Mbretërinë e Bashkuar është bërë personi i parë në botë që i është dhënë vakisna BioNTech/Pfizer si pjesë e një programi vaksinimi masiv.
Ky nuk është shkaku i vetëm për festime.
Një rishikim i ri mbi efikasitetin e vitaminës C, tregon se vitamina ofron mbrojtje të fuqishme kundër patogjenit.
Gjetja kryesore e botuar në revistën ‘Nutrients’ shkruan se vitamina C mund të shpëtojë jetën e atyre që janë infektuar rëndë me Covid-19 dhe t’i bëjë simptomat e infeksioneve më të lehta.