Kjo është mënyra adekuate për të shpëtuar nga gazrat e stomakut

Shëndetësia

Kjo është mënyra adekuate për të shpëtuar nga gazrat e stomakut

Më: 3 janar 2021 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Gazrat e stomakut shkaktohen kryesisht nga gëlltitja e pavullnetshme e ajrit gjatë ushqyerjes por edhe për shkak të shpërbërjes së ushqimit në zorrën e trashë.

Ushqime të caktuara siç janë fasulet, dardhat, brokoli, kërpudhat, qumështi, drithërat e plota dhe mollët kontribuojnë në shtimin e gazrave në stomak.

Si Të Pakësoni Gazrat e Stomakut Pas Ushqyerjes

Ekspertët të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se hapi i parë drejt pakësimit dhe eliminimit të gazrave të stomakut është pa dyshim kafshimi dhe përtypja e ushqimit.

Ushqimi duhet përtypur mirë përpara se të gëlltitet dhe të tretet më lehtë.

Hapi i dytë i rëndësishëm është që pas të ngrënit të qëndroni ulur por drejt në mënyrë që të zbutet presioni abdominal dhe të lehtësohet nxjerrja e gazrave.

Një hap tjetër i rëndësishëm është ecja pas konsumit të një vakti.

Ecja ndihmon shumë për tretjen, pakësimin e gazrave dhe të fryrjes që shfaqet pas ngrënies.

Hapi i katërt është pirja e menjëhershme pas vaktit të çajit të nenexhikut i cili qetëson muskujt e përfshirë në sistein tretës duke lehtësuar nxjerrjen e gazrave.

Studimet shkencore mbi këtë çështje konfirmojnë se ushqimet e pasura me probiotikë janë shumë të rëndësishëm në pakësimin e gazrave të stomakut.

Çfarë Janë Probiotikët?

Probiotikët janë një lloj bakteri i mirë që jeton brenda sistemit tretës dhe mban të balancuar florën intestinale.

Probiotikët ndihmojnë për të barazpeshuar nivelin e mikro organizmave në florën intestinale në mënyrë që sistemi gastrointestinal të tresë ushqimin siç duhet; na mbrojnë nga patogjenët, pra nga mikroorganizmat e dëmshëm; pastrojnë organizmin nga përbërësit e dëmshëm; prodhojnë vitamina dhe përbërës të tjerë dhe ekuilibrojnë sistemin tonë imunitar.

Një ndër ushqimet më të pasura me probiotikë është kefiri por edhe kosi, lakra turshi e bërë në shtëpi, çokollata e zezë, bananet dhe domatet.

Nëse dëshironi të ruani ekuilibrin e florës intestinale, është e nevojshme të kufizoni dozën e ushqimeve që shkatërrojnë bakteret e shëndetshme. Buka e bardhë është një prej këtyre ushqimeve. Mos hezitoni të zgjidhni bukën integrale që përmban proteina dhe përbërës ushqimorë shtesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat