Kanceri i prostatës është një sëmundje e cila shfaqet më shumë tek meshkujt.
Në qoftë se keni ndonjë simptomë që lidhet me këtë sëmundje, duhet të bëni kontroll të vazhdueshme, pasi me kalimin e kohës sëmundja bëhet më e rrezikshme
Por si mund ti dini se jeni të prekur nga kjo sëmundje?
Disa nga simptomat janë:
1. Urinimi i shpeshtë, posaçërisht natën;
2. Pamundësia që të përmbahen deri sa të shkojnë në tualet;
3. Vështirësi gjatë urinimit;
4. Urinim i gjatë;
5. Vrushkull i dobët i urinës;
6. Ndjenja që fshikëza nuk është krejtësisht e zbrazur;
7. Gjak në urinë apo spermë.
Kujtojmë: Në qoftë se jeni mbi moshën 50 vjeçare dhe jeni të shqetësuar rreth kësaj sëmundje, mund të flisni me mjekun tuaj, duke i treguar çdo problem që keni, në mënyrë që të evidentohen çdo gjë që rrezikon shëndetin tuaj.