Shkencëtari tregon se si qumështi i lopës i bën eshtrat më të dobët dhe ua thithë kalciumin

Shëndetësia

Shkencëtari tregon se si qumështi i lopës i bën eshtrat më të dobët dhe ua thithë kalciumin

Më: 8 janar 2021 Në ora: 16:18
Foto Ilustrim

Është e pabesueshme se sa shumë njerëz besojnë se qumështi, i cili ekziston për t’i ndihmuar viçat të zhvillohen, është i përshtatshëm edhe për qeniet njerëzore. Ne jemi speciet e vetme në planet që e konsumojmë qumështin e një kafshe tjetër.

Për më tepër, ne jemi speciet e vetme në planet që vazhdojmë ta pimë qumështin, pavarësisht paralajmërimeve të shkencëtarëve. Edhe për viçat, kjo është e dëmshme, të pihet qumështi vazhdimisht, pavarësisht nevojës.

Ka shumë studime që tregojnë se pirja e tepërt e qumështit nga viçat, çon në një shanse më të madhe për ngordhje, duke i bërë eshtrat e tyre më të dobët dhe më të lehtë për t’u thyer dhe dëmtuar – jo e kundërta. Një shembull i mirë është edhe ky studim nga Universiteti “Uppsala” në Suedi.

Intoleranca ndaj laktozës

Nëse i shikojmë të gjitha kafshët e tjera që nuk e konsumojnë qumështin e një kafshe tjetër, shohim se ato nuk e konsumojnë sepse nuk i kanë enzimat për të tretur sheqerin që gjendet në qumësht. As ne nuk i kemi, prandaj kjo është arsyeja pse 90% e njerëzve në botë janë intolerantë ndaj laktozës, transmeton pergatit.com.

Kurse, pjesa tjetër e njerëzve në botë, kanë pak intolerancë ndaj laktozës. Kjo do të thotë se, disa njerëz ndoshta kanë evoluar dhe kanë pranuar mirë qumështin e lopës, prandaj ky informacion nuk vlen për të gjithë, por në përgjithësi, është e qartë se po bëjmë diçka të panatyrshme.

Kjo shpjegohet edhe nga shkenca. Njerëzit në fakt kurrë nuk e kanë pasur këtë enzimë, dhe për të tretur sheqerin në qumështin e lopës, neve na është dashur të zhvillojmë gjenin LTC, i cili u fitua nga mutacioni.

Ky është gjeni laktazë, i cili na lejon ta përpunojmë laktozën si të rritur. Natyrisht, ne duke pirë qumësht nuk po e bëjmë atë që është e natyrshme dhe në përputhje me trupat tanë. Ky informacion u bë i ditur për herë të parë nga Katherine S. Pollard, një shkencëtare në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat