Zakonisht në të 30-tat, është periudha ideale për të krijuar familje.
Megjithatë, të keni një fëmijë në të 30-tat, në shumë raste mund t’ju shfaqen komplikime të caktura si nga ato më të lehta ashtu edhe më të rënda..
Të ngeleni shtatzënë në këtë periudhe, nuk është e pamundur, megjithatë mund të përballeni më pak vështirësi.
Disa nga komplikimet që mund të përballeni janë:
-Lindja e parakohshme: Fillon para javës së 37-të të shtatzënisë dhe konsiderohet se mund të rezultojë në komplikime shëndetësore apo vonesa në zhvillim.
-Diabeti gestacional: Gratë që ngelen shtatzënë përgjatë kësaj periudhe kanë shanse për të zhvilluar diabet gestacional.
-Preeklampsia: Është një ndërlikim potencialisht i rrezikshëm dhe karakterizohet nga presioni i lartë i gjakut dhe dëmtime të mundshme të sistemeve të tjera të organeve.