Bota është ende në kërkim të pilulave çudibërëse, të cilat arrijnë që të zgjidhin edhe problemet më të pazakonta të shëndetit. Së fundmi është krijuar një pilulë vërtetë origjinale, e cila u ndryshon erën gazrave, duke bërë që të mbajnë aromë trëndafili ose çokollate. Bëhet fjalë për një pilulë, të shpikur nga francezi Christian Poincheval, 65 vjeç, i cili ka menduar që të gjejë zgjidhje për gjithë ata persona që kanë probleme me aromat e gazrave, duke i shndërruar në aroma të këndshme.
Siç shkruajn ideja i erdhi kur teksa ndodhej një mbrëmje nën shoqërinë e disa miqve të tij, për shkak të vaktit të rëndë të ngrënë kishte lëshuar disa gazra pa u kontrolluar.
Por pas studimeve që zgjatën prej kohësh ai arriti të krijojë këto pilula, të cilat janë të përbëra në masën 100% nga elementë natyralë, si finoku, trëndafili, algat dhe boronica. Pasi u aprovuan nga autoritetet shëndetëshore, pilulat shiten në internet në sajtin www.pilulepet.com edhe çmimi i kësaj pilule është me leverdi, pasi kushton 9.99 euro dhe ka 60 kokrra brenda.