Prostaglandini është një kimikat i pranishme në pjesë të ndryshme të trupit tuaj, përfshirë edhe mitrën.
Funksioni kryesor i tij është në rregullimin e temperaturës së trupit dhe rregullimin e inflamacionit, por gjithashtu shkakton kontraktime në muskujt e mitrës gjatë ciklit menstrual shkruan Parenting.FirstCry.
Këto kontraktime të shkaktuara nga prostaglandini mund të çojnë drejt dhimbjeve të forta menstruale.
Nga dhimbjet e forta menstruale shpeshherë mund të shfaqen këto tre efekte anësore të cilat mund të ndikojnë në aftësinë e konceptimit te gratë, si:
-Sëmundja inflamatore e legenit: Zakonisht shkaktohet nga infeksionet e transmetuara seksualisht, por edhe nga infeksionet e ndryshme.
-Endometrioza: Është një gjendje e cila ndikon në pjellorinë e një gruaje.Endometrioza mund të diagnostifikohet lehtë përmes një procedure laparoskopike.Sidoqoftë, nëse keni ngërçe gjatë ciklit menstrual kjo nuk do të thotë se keni endometriozë dhe nuk mund të konceptoheni.
-Adenomyoza: Adenomyzoa mund të shkaktohet nga luhatjet e hormoneve në trupin tuaj, përfshirë progesteronin, hormonin stimulus të gjëndrave dhe estrogjenin.