Për të gjithë njerëzit që preferojnë kafen e filtrit ndaj asaj të zakonshme, ka lajme të mira. Një studim ka treguar se konsumuesit e saj kanë 15% mundësi më pak të vuajnë nga një atak në zemër.
Përgatitja e kafes në mëngjes me një metodë më afër përdorimit të filtrit shihet si zgjidhja më e mirë për të shmangur problemet e zemrës dhe për të ulur kolesterolin në gjak.
Madje kjo është më e mirë për shëndetin se sa të mos pish fare kafe.
Kur kafeja derdhet mbi një filtër, përbërësit vajor që mund të rrisin kolesterolin dhe ndikojnë në shfaqjen e problemeve shëndetësore largohen.