Mos lini asgjë në shtratin e foshnjës gjatë natës, rrezikojnë të mbyten

Shëndetësia

Mos lini asgjë në shtratin e foshnjës gjatë natës, rrezikojnë të mbyten

Më: 26 janar 2021 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Një video e tmerrshme është shpërndarë nga prindërit si paralajmërim për të tjerët që të mos lënë batanije apo gjëra të tjera në shtratin e foshnjës kur ata vendosen për të fjetur.

Pamjet u postuan “Safe Sleep For Babys” në TikTok, një llogari që ndan video edukative mbi gjumin e sigurt për foshnjat nën 12 muaj.

Kjo llogari këshillon prindërit duhet të ndjekin gjithmonë ABC-në e gjumit për vegjlit që qëndrojnë vetëm në krevat. Më tej, faqja thotë se foshnjat duhet të flenë gjithmonë vetëm pa një batanije apo lodra përreth, të vendosen në shpinë dhe të flenë në një shtrat të sigurtë.

Në një video e cila ka grumbulluar më shumë se dy milionë shikime, tregon pamje nga një video monitor i një foshnje në krevatine  saj me një batanije mbi fytyrë.

Foshnja duket se tërheq batanijën mbi fytyrën e saj dhe më pas lufton për ta hequr atë. Fatmirësisht, prindërit shkuan në kohë dhe shpëtuan foshnjën.

Udhëzimet e NHS thonë se foshnjat duhet të flenë në shtrat në të njëjtën dhomë me prindërit e tyre për gjashtë muajt e parë, shkruan Mirror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat