Ilaçi i mrekullive që parandalon 100% infeksionet simptomatike të Covid-19

Shëndetësia

Ilaçi i mrekullive që parandalon 100% infeksionet simptomatike të Covid-19

Më: 27 janar 2021 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Shërbimet shëndetësore në Britaninë e Madhe kanë dhënë një lajm të mirë për zbulimin e një ilaçi eksperimental, i cili po testohet në shërbimin shëndetësor.

Sipas burimeve bëhet me dije se ilaçi është 100 përqind efektiv në mbrojtjen ndaj rasteve simptomatike të koronavirusit. Kështu raporton e përditshmja britanike, Daily Mail.

Kompania Regeneron Pharmaceuticals bëri të ditur se ilaçi i saj REGEN-COV sjell një reduktim 100 përqind të infeksioneve simptomatike mes atyre që e kanë marrë këtë koktejl të përbërë nga dy antitrupa.

Ilaçi është vlerësuar si një 'kurë' nga ish-presidenti Donald Trump, i cili e mori atë kur u prek nga koronavrusi.Sipas gazetës britanik, ilaçi po ashtu redukton shkallën e infeksioneve në total- përfshi edhe ata asimptomatikë- me rreth 50 përqind.

Në lidhje me këtë ilaç, profesori i Oksfordit Peter Horby tha se nuk ka ndonjë sinjal për efekte anësore shqetësuese.

Ndërkohë që po vazhdon procesi i vaksinimit, ekspertët kanë paralajmëruar se brenda gjashtë muajsh në botë do ketë edhe një kurë efikase për virusin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat