Britania mbështet faktin se varianti i ri i koronavirusit është më i transmetueshëm dhe më vdekjeprurës, por në lidhje me këtë temë OBSH nuk bie ende dakord.
Në lidhje me vdekshmërinë duhen më shumë të dhëna tha ajo nëpërmjet një deklarate.
“Rezultatet britanike janë paraprake dhe duhen analiza të thelluara për të dalë në përfundime”, thotë OBSH.
Sipas shkencëtarëve mungojnë të dhënat që konfirmojnë se ky variant është 30-40 për qind më shumë vdekjeprurës.