Ekspertët flasin: Është koha të përdorni dy maska

Shëndetësia

Ekspertët flasin: Është koha të përdorni dy maska

Më: 28 janar 2021 Në ora: 15:03
Ilustrim

Me shfaqjen e varianteve të reja, një maskë mund të mos jetë mjaftueshëm për mbrojtje.

Vënia e maskës është duke u kthyer në vënie të maskave. Zbulimi i varianteve shumë më infektuese të koronavirusit është duke i shtyrë ekspertët që të këshillojnë në përdorimin e dy maskave.

Ndryshimi është mjaftë i thjeshtë, vendosni edhe një maskë përsipër, ose për mbrojtje më të mirë, përdorni maskë kirurgjike dhe mbi të vendosni një maskë të bërë nga materiali.

Disa shtete aziatike, përfshirë Korenë e jugut dhe Singaporin, kanë prodhuar maska të kualitetit të lartë dhe i kanë shpërndarë direkt në shtëpitë e të gjithë banorëve.

Shtete evropiane kanë filluar të kërkojnë qytetarëve të vendosin maska kirurgjike në vende publike, pas fillimit të përhapjes së variantit Britanik, i cili është 70% më infektues.

Ekspertët nga SHBA veçse kanë filluar të rekomandojnë këtë teknikë me dy maska, dhe shumë shtete të botës gjithashtu kanë filluar këshillimin. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat