Rastet kur nuk duhet të konsumoni kafe për të ruajtur shëndetin

Shëndetësia

Rastet kur nuk duhet të konsumoni kafe për të ruajtur shëndetin

Më: 28 janar 2021 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Kafja është një nga pijet më popullore. Të kthesh filxhanin e kafes në mëngjes tashmë është një traditë në shumë vende të botës.

Rreth 65% e kësaj pije konsumohet në mëngjes për shkak të efektit stimulues që ka për trupin.

Megjithatë ekspertët rekomandojnë momente të ndryshme të ditës për ta konsumuar kafen për të gjithë ata që dëshirojnë të humbasin në peshë, të kenë një gjumë më të qetë dhe të ruajnë të gjithë organizmin.

Kafja pasdite

Në çdo moment pas orës 12:00 mund të themi se keni hyrë në periudhën e pasdites.

Konsumimi i kafes pas kësaj ore mund të ndikojë në mënyrë se si flini gjatë mbrëmjes.

Mundohuni t’i kufizoni kafet tuaja në periudhën e mëngjesit në mënyrë që të ruani një regjim të shëndetshëm të të fjeturit.

Më shumë se dy kafe?

Me siguri të gjithë ju që e dashuroni këtë pije ju ka ndodhur të konsumoni më shumë se dy filxhanë në ditë.

Kjo ndodh shpesh, por nuk është aspak e shëndetshme, pasi si me çdo produkt tjetër nëse e teproni, organizmi mund të dëmtohet.

Nëse kaloni tri kafe në ditë kjo mund të sjellë pasoja për trupin ku i pari do të jetë dehidratimi.

Kafe pa ngrënë

Zgjoheni në mëngjes dhe gjithçka që doni është një kafe aromatike dhe e fortë.

Por ekspertët i thonë jo kafes pa ngrënë, pasi mund të rrisë nivelet e acidtietit në stomak dhe të shkaktojë probleme me tretjen.

Një ndihmë për stomakun do të ishte të pinit kafe me qumësht, pasi ul nivelet e aciditetit të pijes.

Kafja dhe kolesteroli i lartë

Nëse vuani nga kolesteroli i lartë është mirë ta evitoni kafen.

Gjithsesi për të mos e hequr tërësisht nga lista juaj e pijeve të preferuara konsumojeni të filtruar.

Kafe çdo ditë

Siç përmendëm edhe më lart, kafja është zakoni i përditshëm i shumë njerëzve.

Gjithsesi ekspertët rekomandojë që të jeni të moderuar me konsumin e kafes, pasi nivelet e stimulimit në këtë pije mund të prishin balancën natyrale të energjisë.

Duke ndikuar kështu në sistemin nervor dhe në rritjen e hormoneve si adrenalina apo neurotransmetuesit që nxisin energjinë e trupit.

Problemi sipas tyre qëndron se trupi mësohet me dozat e kafesë dhe kërkon gjithnjë e më shumë doza më të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat