Kur jeni shtatzënë, keni një mori ndryshimesh që prisni. Rritja e barkut, fryrja e duarve dhe këmbëve si dhe gjinjtë e zgjeruar duke u përgatitur për ushqyerjen me gji janë disa ndryshime fizike që një grua shtatzënë mund të pres përmes tremujorëve të saj.
Mirëpo, shumë rrallë presim që shtatzënia jonë të sjellë disa ndryshime të paarsyeshme në fytyrën tonë thotë burimi FirstCryParenting.
Rritja e prodhimit të hormoneve, rritja e fluksit të gjakut dhe gjasat e efekteve anësore të ndonjë ilaçi që ju duhet të merrni mund të kenë efektin e tij në fytyrën dhe lëkurën tuaj.
Këtu janë disa ndryshime që mund të prisni në fytyrën tuaj, ndërsa përparoni në fazat e ndryshme të shtatzënisë.
– Hunda e fryrë
Rritja e qarkullimit të gjakut në mukozën tuaj bën që hunda juaj të fryhet gjatë shtatëzanisë.
Fajtor për këtë process është prodhimi i rritur i estrogjenit. Hunda juaj do të duket më e madhe dhe më e gjerë. Kjo mund të bëjë që pamja juaj të ndryshojë mjaft.
– Njolla kafe
Ju mund të gjeni veten duke zhvilluar njolla apo pika kafe në të gjithë fytyrën tuaj.
Melasma është një gjendje hiperpigmentimi e shkaktuar nga hormoni që manifestohet në formën e copëzave në ballin, faqet ose mjekrën tuaj.
– Ënjtje e fytyrës
Ënjtja e duarve dhe këmbëve është mjaft e zakonshme gjatë shtatëzanisë. Epo, fytyra juaj do të bëhet edhe më e rrumbullakët dhe më e ftohtë gjatë kësaj faze.
– Humbja e qerpikëve dhe vetullave
Do ta prisni më së paku këtë, por mund të pësoni humbje të qerpikëve dhe rrallimin e vetullave gjatë shtatëzanisë.
Kjo është e zakonshme kur dieta juaj nuk përmban përmbajtje adekuate të proteinave, mungesë vitamine ose mosfunksionim të tiroides.
– Skuqje e lëkurës
Mbartja e gjithë asaj peshe shtesë mund të rrisë presionin e gjakut që nga ana tjetër ndikon në tonin e lëkurës tuaj. Lëkura juaj e fytyrës do të ketë tendencë të duket gjithnjë e më e kuqe gjatë gjithë shtatëzanisë.
– Aknet
Hormonet e bezdisshme mund të rrisin prodhimin e vajit duke ngritur nivele të sebumit dhe duke bllokuar poret e lëkurës.
Pra, nuk është e pazakontë ta gjesh veten duke u përballur me atë fazë puçrrash përsëritëse.
Edhe pse këto ndryshime mund t’ju bëjnë të ndiheni të hutuar, ka shumë më tepër për të shpresuar. Shumica e këtyre ndryshimeve zhduken pas lindjes.