Mangostina është cilësuar si mbretëresha e frutave dhe ka shumë përfitime shëndetësore.
Ka madhësinë e një portokalli, me lëkurë në ngjyrë vjollcë të fortë.
Shija e saj është shumë unike dhe nuk ngjason me asnjë frut tjetër. Ajo është cilësuar shpesh si “Mbretëresha e Frutave ” ose “Ushqimi i Zotave ” në disa ishuj të Karaibeve.
Kinezët janë njohur për përdorimin e mangostinës në mjekësinë e tyre prej qindra vjetësh. Origjina e saj është nga Azia juglindore.
Lëkura e mangostinës mund të hiqet me dorë, pa përdorur thikën.
Në Kinë, ky frut përdoret për trajtimin dhe kurimin e dizanterisë, ekzemës dhe sëmundje tjera.
Besohet se mangostina është e pasur në shumë vlera ushqyese, ka një nivel të lartë fenolesh. Ajo është edhe fruti që përmban përqindjen më të lartë të një lloj anti-oksidanti të quajtur xanthone.
Për më tepër, mangostina përmban shumë kalcium, hekur dhe vitaminë B1.