Vitaminat para lindjes apo prenatale sigurojnë vlera ushqyese që ju ndihmojnë foshnjës suaj për një rritje të shëndetëshme, por gjithashtu edhe për shëndetin e nënës.
Megjithatë, ato nuk janë zëvendësues të një diete të shëndetëshme shkruan VeryWellFamily.
Përgjatë nëntë muajve të shtatzënisë është e nevojshme që trupi juaj të absorbojë hekur, kalcium, vitaminën B, vitaminën A dhe C dhe DHA (acid yndyror omega-3).
Në anën tjetër, është tejet e rëndësishme konsumimi i vitaminave para lindjes.
Përveç se parandalon defektet e tubit nervor, vitaminat para lindjes zvogëlojnë rrezikun e:
-Mungesës së kalciumit;
-Anemisë;
-Peshës së ulët të foshnjes;
-Preeklapsisë.