​Variantet e reja të COVID 19 po i lënë shkencëtarët pa gjumë

Shëndetësia

​Variantet e reja të COVID 19 po i lënë shkencëtarët pa gjumë

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Të paktën katër variante të reja të koronavirusit po i mbajnë shkencëtarët zgjuar gjatë gjithë natës.

Varianti i ri i identifikuar për herë të parë në Anglinë juglindore, tani është shfaqur në të paktën 50 vende dhe duket se po përhapet në mënyrë më të shpejtë sesa variacionet e vjetra të virusit.

Përhapja e këtij varianti ka trembur udhëheqësit politikë, të cilët kanë mbyllur kufijtë dhe kanë vendosur kufizime të udhëtimit në përpjekje për të frenuar përhapjen e tij.

Variante të tjera, të identifikuar në Afrikën e Jugut dhe Brazil, nuk kanë udhëtuar aq larg.

Dhe pastaj ka një ndryshim të ri që është shfaqur në Kaliforni që mund të jetë ose jo duke nxitur përhapjen e variantit të ri atje.

“Ne nuk flemë shumë, për të qenë i sinqertë, kohët e fundit”, tha Dr. Christian Gaebler, një imunolog molekular në Universitetin Rockefeller i cili po studion reagimin imunitar të trupit ndaj infeksionit të koronavirusit.

Disa nga variantet e reja të COVID 19 duket se kanë ndryshime të mëdha që mund të ndikojnë në reagimin imunitar të të prekurve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat