Në rast se kjo sëmundje shpërthen në tregjet ujore, atëherë do të jetë një goditje e papërballueshme për njerëzimin.
Humaniteti po përballet me një rrezik të një pandemie të mundshme, shumë më të rrezikshme se ajo e koronavirusit, si pasojë e tregjeve ujore (të peshkut).
Një shkencëtarë, ish-anëtarë i OBSH ka paralajmëruar se nëse nuk bëhet një rregullore e re për tregun e peshkut, pandemia e radhës është e pashmangshme
Profesori Mark Woolhouse ka qenë në ekipin nga OBSH që ka studiuar sëmundjen X, që u shfaq në vitin 2017. Besohet se infektimi me të do të jetë më i keq se me Covid-19.
Pasi që tregu i peshkut është i përhapur në të gjithë botën, është e pamundur që të kontrollohet nëse përhapet.
Ai mendon se masat e sigurisë në tregun ujor duhet të rriten, dhe gjithashtu edhe higjiena në mënyrë që të shmanget një pandemi e radhës.