Ekzema është një problem më i zakonshëm i lëkurës, nga sa njerëzit mendojnë. Më shumë se 35 milionë amerikanë vuajnë nga kjo gjendje e ndonëse në treg qarkullojnë shumë produkte që mbajnë nën kontroll e kurojnë ekzemën, këto të fundit janë me steroide dhe përbërës të tjerë të dëmshëm. Shumica e tyre janë prodhuar për të trajtuar simptomat e ekzemës dhe jo shkakun rrënjësor të problemit. Më poshtë Living do ju japë recetën e kremit të bërë vetë në shtëpi që kuron këtë problem të lëkurës.
Baza e këtij kremi të bërë në shtëpi është gjalpi shea, vaji i kokosit dhe mjalti. Gjalpi Shea është një hidratues natyral fantastik. Shumë njerëz me ekzemë kanë lëkurë të thatë dhe gjalpi shea e hidraton lëkurën në nivel qelizor.
Vaji i arrës së kokosit është gjithashtu një hidratues i mirë dhe ka veti antibakteriale.
Mjalti, i papërpunuar është gjithashtu antibakterial veçse ushqyes dhe parandalon shumimin e baktereve, përgjegjëse për acarimin e lëkurës.
Receta për kremin kundër ekzemës
Kjo recetë e thjeshtë për kremin e ekzemës mund t’i shërbejë të gjithë familjes me modifikime të vogla. Vaji i livandës dhe vaji i pemës së çajit është i sigurt për t’u përdorur te fëmijët mbi moshën dy vjeç.
Çfarë ju duhet:
1/2 filxhan gjalpë shea të papërpunuar
1/2 filxhan vaj organik kokosi (mund të përdorni edhe bajame ose vaj ulliri)
1 lugë gjelle mjaltë organik
20 pika vaj esencial të livandës
8 pika vaj peme çaji
Përgatitja:
Ngroheni vajin e arrës së kokosit dhe gjalpin e sheas, derisa të përzihen së bashku.
Shtoni mjaltin në përzierje dhe përziejeni mirë
Shtoni vajrat esencialë në përzierje dhe lëreni të ftohet.
Ndërsa përzierja po ftohet, përzieni masën e përgatitur
Ruajeni në një zonë të freskët dhe aplikojeni përzierjen një ose dy herë në ditë në zonën e prekur.
Masat paraprake
Ashtu si me të gjitha trajtimet e tjera, është mirë të kryeni një provë . Disa vajra esencialë mund të shkaktojnë reaksione alergjike të cilat mund të shkaktojnë një ekzemë të zjarrtë në vend që ta parandalojë atë.