Të ngrënit para televizorit është veprim i zakontë për shumë njerëz, fundja të përtypesh teksa shikon një film është përherë aktivitet i këndshëm. Por ky ves ka pasoja në shëndet sidomos nëse nuk hiqni dorë prej tij. Arsyet përse ua listojmë më tej…
Ne hamë më shumë kur jemi duke parë TV
Kur shikon TV, përqëndrohesh aty dhe e humbet fillin e asaj që po ha. Ha më tepër seç duhet dhe nuk e kupton kur je ngopur. Ajo që duhet të bësh është të ulesh në tavolinë e ta shijosh ushqimin me qetësi, duke shijuar aromën dhe shijen me përqëndrim të plotë.
Rreziku i ushqimeve të pashëndetshme
Është shumë e lehtë të të kthehet në ves ngrënia e ushqimeve të pashëndetshme që zakonisht na shoqërojnë kur shohim ndonjë film. Në vend që të hani patatina e gjëra të ngjashme bëni disa pjata me fruta të prera bukur, ose ndonjë tjetër pjatë të preferuar dhe konsumoje gjatë pushimit të filmit.
Është e vështirë të ndjesh ngopje
Do e ndjesh që të haet gjithmonë e më shumë edhe sikur të kesh ushqimin e preferuar para. Mungesa e vëmendjes ndikon në tretjen e ushqimit.
Rriten shnset për të krijuar patologji
Obeziteti është një nga problemet kryesore. Ti ha ndërkohë që rri ulu dhe metabolizmi ngadalësohet. Gjasat që të krijoni obezitet janë shumë të mëdha. Më mirë hani dhe më para rehatouni para TV.