Nëse fëmijët tuaj kanë imunitet të dobët atëherë kjo do të thotë se me siguri ju keni shpenzuar shumë kohë tek mjekë të ndryshëm. Pse të mos ngritni imunitetin e fëmijës suaj në shtëpi pa bërë shumë mund.
1. Reduktojeni sheqerin;
Kur hamë sheqer cdo shujtë atëherë e mbajmë sistemin e imunitetit të bllokuar gjatë gjithë ditës. Kjo con deri tek bakteriet dhe viruset e shumta.
2. Stërvituni së bashku me fëmijën tuaj;
Ushtrimet jo vetëm që ndihmojnë që fëmijët tuaj të kenë një shëndet më të fortë ato ndihmojnë edhe në forcimin e mushkërive dhe pastrimin e sistemit limfatik.
3. Probiotikët;
Duke përfshirë bakterie të ‘mira’ në planin ushqimor do të ndihmojë në largimin e bakterieve të dëmshmë, parandalimin e alergjive dhe tretjen e ushqimit.
4. Vitamin D3;
Përdorimi i vitaminës D me siguri do t’i ndihmojë fëmijës tuaj të kalojë stinën e dimrit pa probleme.
5. Rëndësia e gjumit;
Fëmijët që flenë 8 orë e më shumë kanë më pak shanse të sëmurën.
6. Uji, esencial për imunitetin e fëmijës;
Trupi I fëmijës tuaj është sensitiv ndaj kemikaleve që gjinden në lëngjet e gazuara dhe ato të mbushura me sheqer. Mos harroni një gotë ujë në cdo vakt që fëmija juaj të mos ndihet I dehidruar.
7. Sa më pak drithëra;
Drithërat janë të vështira për tu tretur, dhe për disa fëmijë mund të shkaktojë inflamacion në organizëm. Prandaj kontrollojeni nivelin e drithrave dhe uleni atë.