Si mund të përfitoni nga benefitet e mollës për të humbur peshë dhe të tjerat benefite.
Një gjë e mirë për mollat, është se ato gjenden tek ne gjatë tërë vitit. Kudo që shkoni nëpër Kosove, keni pemë të mbjellura, që rriten mollat. Ato mund t’i gjeni edhe në treg të pemëve dhe perimeve, në markete të ndryshme, bile bile edhe në formë të konservave. Ato lidhen edhe me dijetën, sepse përmbajnë benefite ushqyese shumë të rëndësishmë për shëndetin tuaj që edhe e përkrahin plotësisht at thëniën e famshme “Një mollë në ditë, e mban mjekun largë nga ju”. Më poshtë mund të lexoni për 5 benefite shëndetësore që ka molla.
1. Ushqyes i i vërtetë.
1 mollë e madhësisë mesatare përmban 4 gramë fibra që shëndrrohet në 95 kalori, dhe me këtë e bën të mjaftueshmë faktin e konsumimit të një molle në ditë. Ajo mund të shërbej edhe në formë të një rostiçerie të ëmbël. Por një mollë e madhësisë së mesme numërohet si një tas me pemë, ashtu që pasi ta hani një mollë, do të arrini të plotësoni normën ditore të konsumimit të pemëve( rreth 2 tasa për të rritur që kanë dijetë me rreth 2000 kalori). Molla përmban edhe burime të shumta të vitaminave C që ndihmojnë në rritjen e imunitetit.
2. Humbja e peshës së tepërt.
Molla e zvogëlon urinë që ndjeni si pasojë e mungesës së ushqimit të rregullt, dhe mund të jetë pjesë e një dijete të shëndetshme që ju i përmbaheni për të humbur peshë të tepërt. Mollat e thata po ashtu ndihmojnë në humbjen e peshës së tepërt. Femrat që kanë ngrënë një tas me molla të thata çdo ditë për 1 vit, kanë humbur peshë të tepërt si dhe kanë pasur yndyrë në gjak(Kolesterol) më të ulët si dhe rreziqe nga sëmundjet e zemrës. Antioksidantët dhe pektina(lloj fibre) janë përgjegjëse për të gjitha këto benefite – mollat e freskëta nuk janë më efektive se mollat e thata.
3. Shëndeti i zemrës
Konsumimi i mollës ndikon në shëndetin e zemrës. Femrat që për 20 vite kanë konsumuar mollë rregullisht, kanë pasur rrezik më të vogël me sëmundjet koronare dhe kardiovaskulare të zemrës. Femrat dhe meshkujt që konsumojnë mollë rregullisht, janë më pak të rrezikuar nga sulmet në zemër, se sa ata që nuk konsumojnë mollë. Ky benefit i mollës vie si arsye e komponimeve antioksidante që gjenden në mollë, që parandalon nivelin e lartë të yndyrës në gjak nga oksidimi dhe frenon inflamacionin. Gjithashtu, fibrat e tretshme në mollë, çdoherë kanë zvogëluar nivelet e yndyrës në gjak.
4. Mbrotje ndaj sindromit të metabolizmit
Njerëzit që hajnë molla, mund të vuajnë më pak nga sindromi i metabolizmit, gjë që rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Njerëzit që hajnë molla më shumë, i kanë gjasat që të jenë më pak të rrezikuar nga ky simptom se ata që nuk hajnë molla ose hajnë pak. Ata që konsumojnë molla, kanë pasur nivele më të ulëta të proteinave, gjë që mund të shkaktojë edhe inflamacionet në gjak, por edhe rrit rrezikun e sëmundjeve në zemër apo rrezikun nga diabeti.
5. Rrit kohëzgjatjen e ushtrimeve
Nëse hani një mollë para ushtrimeve, ajo mund të ju rris durimin dhe rezistencën gjatë ushtrimeve. Molla përmban një antioksidantë që quhet QUERCETIN, që ndihmon të keni më shumë qëndrueshmëri duke i furnizuar mushkërinjtë me oksigjen më mirë. Kur ky antioksidant merret në formë të suplementit, atëherë të gjitha ata që ngasin biçikletë dhe që e kanë marrë këtë antioksidantë si suplement, do të kenë mundësi të ngasin biçikletën më gjatë.