A duhet ta bëjnë ato vaksinën apo jo?
Franca ështe e para që ka arritur në një përfundim përsa i përket personave që e kanë kaluar Covid-19.
A duhet ta bëjnë ato vaksinën apo jo?
Grupi kërkimor i Autoritetit të Lartë Shëndetësor francez nga një studim me mijëra të vaksinuar që prej muajit Dhjetor dhe pas testeve laboratorike ka prezantuar për mediat gjetjet e tyre.
Personat të cilët e kanë kaluar njëherë virusin do u mjaftojë një dozë e vetme vaksine, sepse një pjesë të anti-trupave janë krijuar natyrshëm tek ta.
Kjo vlen për ata që e kanë kaluar virusin 6 muajt e fundit.
Nuk dihet ende nëse dhe vendet e tjera do të pranojnë që për personat që kanë kaluar virusin të ketë 1 dozë vaksinë.