Pas 40 javësh shtatzënie secila femër mezi pret të lindë. Sipas hulumtimit të bërë në Universitetin Federico II në Napoli, seksi nuk ka ndonjë efekt të rëndësishëm në përshpejtimin e lindjes
Në hulumtim kanë marrë pjesë 1.483 shtatzëna. Njëri grup i shtatzënave është lutur që sa më shpesh të bëjë seks, ndërsa grupi tjetër të abstenojë nga seksi
Ka disa argumente që shkojnë në favor të seksit kur flasim për përshpejtimin e lindjes. Besohet se orgazma mund të stimulojë kontraktimet e mitrës, dhe sperma nxit qafën e mitrës që të hapet, por sipas rezultateve të këtij studimi, asnjëra nuk duket të jetë e vërtetë.
Shkencëtarët italianë nuk kanë gjetur asnjë dëshmi në favor të seksit si metodë për përshpejtimin e lindjes, mirëpo u rekomandojnë çifteve që të mos abstenojnë nga marrëdhëniet seksuale, nëse shtatzënia është në rregull.
Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën Journal of Sexual Medicine. Dhe derisa seksi, sipas të gjitha gjasave, nuk ka efekt në kohën e lindjes, masturbimi ka.
Është treguar që orgazma e shkaktuar me masturbim nxit kontraktime më të fuqishme të mitrës sesa orgazma e shkaktuar me penetrim.
“Edhe pse nuk konsiderohet seks, masturbimi është mënyrë e mirë që në trup të lirohet oksitocina dhe të nxisë reaksione trupore”, rekomandon ekipi i shkencëtarëve nga Italia.