Analizat kanë treguar se kefiri posedon tri herë më shumë baktere të mira se sa jogurti dhe është më efektiv në ushqim se sa ai.
Është ideal për punën e zorrëve, i pastron prej baktereve të dëmshme dhe është vërtetuar se është një probiotik i shëndetshëm.
Pikërisht për shkakun se posedon një numër të madh të baktereve të shëndetshme, ndihmon në parandalimin e fryrjes në stomak e po ashtu edhe zvogëlon gazrat në organizëm.
Personat që vuajnë nga gazrat, pa marrë parasysh se kur konsumojnë, çdo ditë do të duhej të konsumojnë kefir. Personave të shëndetshëm, kefiri u sugjerohet si parandalim dhe si probiotik natyral. Sasia ditore e kefirit është rreth një litër, maksimum 1.5 litra.