Me mbajtjen e helmeve në gjak bëhemi të lodhur kronik, vuajmë nga fryrjet dhe kemi probleme me qarkullimin e gjakut. Këto probleme mund t'i hiqni përmes përgatitjeve nga kuzhina juaj.
Përbërësit
12 hudhra; - gjysmë litër verë të zezë.
Përgatitja
Hudhrat i pastroni, i qëroni, i preni dhe i vendosni në kavanoz qelqi. Shtoni gjysmë litër verë të zezë dhe e mbyllni mirë. E mbani në hapësira me dritë për dy javë. E përzieni çdo ditë. Pas dy javësh, merrni nga 1 lugë të vogël, për një muaj.