Vaskularizimi i zorrës së trashë realizohet ose bëhet nga arteria mezenterike superiore dhe inferiore.
Arteria mezenterike superiore me anë të degëzimeve të saj , përkatësisht arteria ileocolica , colica dextra dhe colica mediana furnizon me gjak cekumin , kolonin ascendent dhe pjesën proksimale të kolonit transevers.
Arteria mesenterica inferior , nëpërmjet degëve të saj arteria colica sinister , arteria sigmoidea dhe arteria hemorroidea superior vaskularizon pjesën distale të kolonit transvers , kolonin descendent ,sigmën dhe pjesën e sipërme të rektumit.
Nga arkada marginale e Drummond-it dalin vasa recta të kolonit.
Anastomoza midis arteries mezenterike të sipërme dhe të poshtme quhet harku i Riolanit i cili ka pozicion qendror.
Njohja e vaskularizimit të zorrës së trashë ka rëndësi për ndërhyrjet kirurgjike-onkologjike dhe anastomozat.
Drenimi venoz ndjek të njëjtën rrugë duke formuar dy vena kryesore mezenterike e djathtë (superior) dhe e majtë (inferior) .