Pomada e mëposhtme përgatitet në kushte shtëpie, përbërësit e së cilës i gjeni në dyqanet me produkte bimore, natyrale ! Është një krem i shkëlqyer i ndihmës së parë me veti shëruese për prerjet sipërfaqësire, djegiet dhe plagët jo të thella.
Përbërësit:
1/4 e filxhanit me vaj kokosi
¼ e filxhanit me vajin e farave të rrushit
3 lugë gjelle dyll blete
10 pika të vajit të pemës së çajit
8 pika vaj livande
5 pika vaj vitamine E
5 pika vaj limoni
Udhëzime:
1. Shkrini së bashku 3 përbërësit e parë, vajin e arrës së kokosit, vajin e farave të rrushit dhe dyllin e bletës.
2. Lëreni të ftohet dhe shtoni në vijim:
10 pika Tea Tree Oil (vaji i pemës së çajit)
8 pika vaj livando
5 pika vaj vitamina E
5 pika vaj limoni
3. Përziejini së bashku derisa të formohet një masë homogjene dhe vendoseni në një enë të vogël qelqi. Përdoret në mënyrë topike (të jashtme) dhe duhet ruajtur në frigorifer.