Egzistojnë arsyje të shumta për të vazhduar gjidhënien, e një ndër ato është se zvogëlon rrezikun për diabet shkruan BellyBelly.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon ushqyerjen me gji në gjashtë muajt e parë.Pas kësaj, rekomandohet ushqyerja me ushqime për bebet, dhe duhet vazhduar gjidhënien deri në moshën dy vjeçare të fëmijës suaj.
Benefitet e gjidhënies
Studimi i mëparshëm ka treguar një lidhje mes ushqyerjes me gji dhe diabetit të tipit II.Sipas këtij studimi, gjidhënia zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit II.
Në këtë studim, studiuesit monitoruan më shumë se një mijë gra, për një periudhë 30-vjeçare.
Studiuesit analizuan të dhënat dhe gjetën se gratë gjidhënëse për gjashtë muaj ose më shumë kishin zvogëluar për 25% rreziqet për zhvillimin e diabetit të tipit II, krahasuar me nënat që nuk kishin praktikuan gjidhënien (për arsyje të ndryshme shëndetësore).
Kjo sugjeron se marrëdhënia mes gjidhënies dhe rrezikut të zvogëluar për zhvillimin e diabetit bazohet në mekanizma biologjik që lidhen drejtpërdrejt me gjidhënien.