Shpesh simptomat e fëmijëve ngatërrohen me një gjendje gripale, duke u anashkaluar dhe duke mos ju dhënë rëndësinë e duhur shqetësimeve të fëmijëve. Megjithatë, ka disa simptoma të cilat nuk duhen injoruar asnjëherë, por duhen konsultuar menjëherë me mjekun.
Shenjat që tregojnë se duhen ta dërgoni fëmijën te një mjek pediatër:
Njolla në trup
Nëse fëmijës suaj i shfaqet në trup një njollë e parregullt në ngjyrë ose më e madhe se 6 mm, ose një njollë ekzistuese fillon të rritet.
Humbje flokësh
Shpesh ngatërrohet me mungesën e vitaminave, megjithatë më mirë të konsultoheni me një pediatër.
Gjendja e humorit dhe sjelljes
Reduktim i menjëhershëm i oreksit, probleme me gjumin, ose mungesë e energjisë
Rritja e madhësisë së kokës
Gropat në kokë janë absolutisht normale për foshnjat, por nuk duhet të rriten. Nëse ndodh, kjo mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve.
Ulja e dëgjimit
Nëse një fëmijë nuk reagon ndaj kërkesave dhe nuk përgjigjet edhe kur e thërrisni atë me emër, ai ndoshta ka probleme dëgjimi
Etje e vazhdueshme
Kërkesat e shpeshta të pirë mund të jenë një shenjë e disa problemeve serioze.
Gërhitja me zë të lartë
Gërhitja me zë të lartë tregon disa probleme me frymëmarrjen.