Pasojat afatgjata të Covid-19 mund të bëhën sëmundje kronike

Shëndetësia

Pasojat afatgjata të Covid-19 mund të bëhën sëmundje kronike

Më: 2 mars 2021 Në ora: 19:18
Francis Collins

Për disa njerëz, simptomat që vazhdojnë disa muaj edhe pas rikuperimit nga Covid-19 mund të bëhen një sëmundje kronike, tha Francis Collins, drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetit.

NIH kohët e fundit nisi një iniciativë që synon të kuptojë më mirë pasojat afatgjata të Covid-19.

Dhe si të ndihmojnë njerëzit që i përjetojnë ato.

“Rreth 28 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë qenë të infektuar me Covid, nëse edhe vetëm 1% e tyre kanë pasoja kronike afatgjata, ne duhet të zbulojmë gjithçka që mundemi për mënyrën se si ndihmojmë ata”, tha Collins.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat