Çaji i gjelbër është ilaç natyral dhe vjen nga Kina. Vetitë e tij shëruese janë vërtetuar edhe nga shkenca.
SHTON PËRQENDRIMIN
Marrë parasysh faktin se çaji i gjelbër përmban kafeinë, ai forcon përqendrimin në mënyrë të ngjashme sikurse kafeja. Mirëpo, shumica konsiderojnë se ndikimi i çajit të gjelbër në tru dhe përqendrim është edhe më i fortë pasi që pos kafeinës përmban edhe teaninë, substancë kjo që qetëson trurin dhe përmirëson disponimin.
PARANDALON DISA LLOJE TË KANCERIT
Çaji i gjelbër përmban substanca të shumta që ndikojnë kundër kancerit. Personat që e pinë rregullisht më pak janë të rrezikuar nga disa lloje të kancerit. Shumë studime kanë theksuar se pakëson rrezikun për kancerin në fshikëz, vezore dhe pankreas.
ZVOGËLON RREZIKUN PËR SËMUNDJEN E PARKINSON-it
Sëmundja e Parkinson-it është çrregullim në lëvizje që me vete mban simptoma si dridhjet, ngërçet dhe humbja e ekuilibrit. Për momentin nuk ka shërim megjithëse ekzistojnë ilaçe, që mund të zbutin simptomat. Me konsumimin e 1 deri 4 gotave çaj të gjelbër në ditë mund ta parandaloni apo ta ngadalësoni shfaqjen e sëmundjes edhe nëse keni predispozita gjenetike për të.