Me rastin e ngritjes shpeshherë ju kërcasin nyjat? A duhet të brengoseni për këtë? Ekspertët thonë se jo. Por, nëse kjo dukuri shfaqet shpesh, duhet bërë kontrolle. Kërcitja e nyjave nuk kërkon ndonjë shërim të veçantë, por mjekët sugjerojnë që të mos i shkaktoni me qëllim, pasi që disa njerëz krijojnë një shprehi në kërcitjen e nyjave. Në vijim ju sjellim arsyet pse vjen deri te kërcitja e nyjave.
SHPINA
Tingulli i kërcitjes së shpinës ndërlidhet me vitet. Nëse jeni më i ri se 35 vjet, kërcitja është shenjë e jostabilitetit dhe relaksimit të indit lidhës.
BËRRYLAT
Nëse bërryli ju kërcet gjatë lëvizjes e nëse këtë e përcjell edhe dhimbja apo bllokadë e përkohshme, ekziston mundësia se në nyjën tuaj endet një copëz e ashtit.
IJET
Një tingull i fortë i kërcitjes së ijeve shfaqet kur tufa e trashë e gilcës që mbajnë këmbët lëvizin në pjesën e jashtme. Edhe pse kjo mund të jetë me dhimbje, nuk keni pse të brengoseni, sepse nuk paraqet rrezik dhe shpesh shfaqet te femrat e reja.
NYJAT E KËMBËS
Kërcitja e nyjave të këmbës në rastet më të shpeshta është pasojë e lëndimeve të vjetra.
GJUNJËT
Gjunjët kërcasin gjatë strukjes, pasi që i ngarkojmë me mbipeshë, e cila është shtatë herë më e madhe se pesha trupore.
NOFULLA
Arsyeja më e shpeshtë është stresi dhe tensionimet që shkakton kërcitje me dhëmbë gjatë kohës sa jeni në gjumë.