Panxhari i kuq po përjeton një momet të madh fame në rrjetet sociale ku shfaqet në formën e supës, sallata, lëngje dhe ekstrakte. Por a e dini pse? Kjo është për shkak (gjithashtu) të super vetive që ai i sjell organizmit. Një nga avantazhet e kësaj perime, është se përmban pak më shumë se 40 kalori për hektogram dhe shumë substanca të dobishme për funksionimin e trupit. I volitshëm në një dietë të larmishme, të kompletuar dhe të ekuilibruar, ndihmon trupin të qëndrojë në formë dhe shëndet të mirë.
Për shembull?
Siguron sasi të mira të vitaminës C, e cila përveçse është e dobishme për mbrojtjen e sistemit imunitar nga sulmi i viruseve dhe baktereve, lufton plakjen. Kjo substancë gjithashtu nxit përtithjen e hekurit, një mineral thelbësor për furnizimin e indeve me oksigjen. Por përfitimet e panxharit nuk mbarojnë këtu.
Lexoni më poshtë 4 prej tyre:
Panxharët favorizojnë një gjendje të mirë shpirtërore
Panxhari i kuq është perimja ideale për të na rikarikuar. Përmban fibra probiotike, mes të cilave inulina. Favorizon shumëfishimin e baktereve të mira të zorrëve, e cila gjithashtu është e përfshirë në prodhimin e hormoneve të ‘humorit të mirë’, mes të cilave serotonina.
Luftojnë sulmet e urisë
Të shtuar në sallata, panxharët e kuq favorizojnë ndjesinë e ngopjes. Ato sigurojnë tripofan, një aminoacid thelbësor, pararendës i serotoninës, një neurotransmetues që rregullon urinë. Sigurojnë gjithashtu fibra që ngadalësojnë absorbimin e sheqernave dhe sigurojnë një periudhë të gjatë ngopjeje.
Luftojnë mbajtjen e lëngjeve dhe grumbullimin e toksinave
Panxharët e kuq janë aleatë të shkëlqyer të funksionimit të duhur të organeve përgjegjëse për eliminimin e toksinave të tepërta. Përmbajnë shumë antioksidantë që nxisin funksionet e mëlçisë. Sigurojnë gjithashtu minerale të tilla si kaliumi dhe sas itë bollshme uji, të cilat lehtësojnë punën e veshkave dhe nxisin diurezën.
Mbrojnë shëndetin e zemrës
Panxharët sigurojnë sasi të larta të karotenoideve, të cilat nxisin kolesterolin e mirë (HDL) dhe ulin kolesterolin e keq (LDL), duke na mbrojtur nga iktusi, sulmi në zemër dhe sëmundjet kardiovaskulare në përgjithësi. Gjithashtu sigurojnë sasi të mira të mineraleve si magnezi, një element i rëndësishëm, i cili nxit qarkullimin e duhur të gjakut.