Një balsam buzësh është i domosdoshëm jo vetëm gjatë dimirit, por edhe në pranverë, kur lëkura përballet me plasaritjet e buzëve për shkak të ndryshimeve të motit, ambienteve shumë të ngrohta dhe problemeve të ndryshme me gojën.
Produkti më efikas në këtë rast do të ishte një balsam i përgatitur në shtëpi me produkte krejtësisht natyrale.
Përbërësit:
50 ml vaj bimor sipas dëshirës (jojoba, argan, karite, avokado, recin, luledielli)
2 lugë e ½ dyll bimor
6 pika vaj esencial rozmarine
1 lugë kafeje mjaltë
Në një banjëmari shkrini vajin vegjetal, dyllin dhe mjaltin.
Hiqeni nga zjarri, frulojeni dhe shtoni pikat e vajit esencial.
Vendoseni masën në një tubet buzëkuqi të mbaruar të cilin e keni pastruar mirë.
Mbajeni në frigorifer për 20 minuta.