Mijëra njerëz vdesin çdo vit nga kanceri dhe shkaqet e kësaj sëmundjeje lidhen me konsumimin e tepërt të duhanit dhe alkoolit, dietave jo të shëndetshme dhe ekspozimin ndaj rrezeve të diellit.
Ka disa studime sesi të zvogëloni rrezikun e kancerit duke ndryshuar zakonet tuaja të ngrënies dhe mënyrën tuaj të jetesës.
1. Mos pini duhan
Ju ndoshta e dini këtë, por ne duam t’ju kujtojmë se pirja e duhanit është shkaku kryesor i kancerit të mushkërive, kancerit të pankreasit dhe kancerit të fytit. Ju duhet të lini pirjen e duhanit dhe të qëndroni larg nga duhanpirësit për të zvogëluar rrezikun e kancerit.
2. Ju duhet të keni marrëdhënie seksuale vetëm me një partner
Disa sëmundje të transmetueshme seksualisht mund t’ju rrezikojnë të prekni nga kanceri i vezoreve ose kanceri gjenital. Në mënyrë që të shmangni rrezikun e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj duke kryer marrëdhënie seksuale vetëm me partnerin tuaj.
3. Balanconi dietën tuaj me produkte të shëndetshëm
Disa produkte përmbajnë antioksidantë që mund t’ju ndihmojnë të parandaloni kancerin. Duhet të hani qepë, hudhër, bajame, lajthi, domate, salmon, vezë, portokall dhe limon.
4. Ushtrohu rregullisht
Ka disa studime që vërtetojnë se jetesa aktive mund të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes së kancerit. Duke kryer rregullisht ushtrime, ju do të mbani një peshë të shëndetshme dhe do të ekuilibroni hormonet tuaja.
5. Mbroni lëkurën tuaj nga dielli
Ekziston një lidhje midis ekspozimit në diell dhe kancerit të lëkurës, pasi rrezet e diellit mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit. Në mënyrë që të mbroni veten, duhet të shmangni diellin midis orës 10 dhe 4 pasdite, dhe përdorni krem mbrojtës.
6. Bëni kontrolle mjekësore rregullisht
Kontrollet e rregullta shëndetësore mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni simptomat e hershme të kancerit. Për të ruajtur shëndetin tuaj, duhet të vizitoni mjekun të paktën një herë në vit.
7. Pini më pak alkool
Konsumi i tepërt i alkoolit mund të shkaktojë zhvillimin e kancerit të mëlçisë, kancerit të gjirit dhe kancerit të gojës. Është e rëndësishme të kufizoni marrjen e alkoolit në mënyrë që të ruani shëndetin tuaj.