Studiuesit japonezë: Mbajtja e dy maskave s’është shumë e efektshme

Shëndetësia

Studiuesit japonezë: Mbajtja e dy maskave s’është shumë e efektshme

Më: 9 mars 2021 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Simulimet kompjuterike në Japoni treguan se mbajtja e dy maskave kishte efekt të kufizuar në bllokimin e përhapjes virale, krahasuar me një maskë më të përshtatshme.

Zbulimi bie ndesh pjesërisht me rekomandimet e Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, se dy maska ishin më mirë se një për të frenuar transmetimin.

Studiuesit përdorën modelin e superkompjuterit Fugaku për të ilustruar atë që ndodh me grimcat e virusit tek personat që përdorin lloje e kombinime të ndryshme të maskave.

Përdorimi i një maske të vetme kirurgjikale është 85 për qind e efektshme në bllokimin e grimcave, kur mbahet e puthitur mirë pas hundës dhe fytyrës.

Vendosja e një maske sintetike mbi të e shtoi efektshmërinë me vetëm 4 për qind. Mbajtja e dy maskave jo prej cope nuk është e dobishme sipas studiuesve japonezë, pasi rezistenca e ajrit shkakton hapësira nëpër skaje.

Në përgjithësi, maskat profesionale N95 konsiderohet si nga më të mirat në mbrojtjen nga infeksione.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat