Sipas studimit të ri, varianti i coronavirusit që u shfaq për herë të parë në Britani tani po përhapet ndërkombëtarishtdhe është 64 për qind më vdekjeprurës sesa llojet para-ekzistuese.
Autoritetet britanike, të cilët kishin paralajmëruar tashmë se varianti ishte dukshëm më i transmetueshëm, në janar thanë se gjithashtu besohej të ishte deri në 40 për qind më vdekjeprurëse, bazuar në një numër studimesh në Mbretërinë e Bashkuar.
Studiuesit krahasuan të dhënat për gati 55,000 çifte pjesëmarrësish të cilët rezultuan pozitivë në komunitet – midis tetorit dhe janarit dhe i ndoqën ato për 28 ditë.
Pjesëmarrësit u krahasuan me një sërë faktorësh si mosha, seksi dhe përkatësia etnike.
Ata zbuluan se të infektuarit me variantin e ri, të njohur si B.1.1.7, kishin 64 për qind më shumë gjasa të vdisnin, duke përfaqësuar një rritje të vdekjeve nga 2.5 në 4.1 në çdo 1.000 raste të zbuluara.