Trëndafilat, jo vetëm që janë një mënyrë elegante për të thënë “Të dua”, por ato ofrojnë përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore.
Ka disa mënyra të mrekullueshme për të shijuar bukurinë, aromën dhe vetitë e dobishme të tij.
Shijoni mjaltin me trëndafila
Mjalti me trëndafila është një kurë që nuk mund të mposhtet dhe është shumë e thjeshtë për tu bërë!
Zbuloni më poshtë recetën!
Përbërësit:
-Petale të freskëta ose të thara trëndafili
-Mjaltë (preferohet të jetë i papërpunuar)
-1 kavanoz i vogël
Hapat:
-Mblidhni petalet e freskëta ose të thara të trëndafilit (sigurohuni ato të mos jenë të spërkatura, për të shmangur toksinat) ose mund t’i porosisni ato.
-Mbushni kavanozin tuaj me petalet e trëndafilit dhe më pas me mjaltë.
-Trazojini mirë në mënyrë që të largoni flluskat e ajrit.
-Shtoni mjaltë sipas nevojës, për të mbuluar plotësisht petalet e trëndafilit.
-Lëreni këtë përzierje të qëndrojë për disa ditë, përpara se ta përdorni.
-Ju mund t’i kulloni petalet nga mjalti ose ta shërbeni mjaltin me petale.
Avull me trëndafila dhe lule
Avulli është i mrekullueshëm për hapjen e poreve dhe gjallërimin e lëkurës.
Trëndafili ka veti antibakteriale dhe antiseptike, gjë që e bën atë një barishte tejet pastruese.
Trëndafili është veçanërisht i mirë për lëkurën e thatë dhe të ndjeshme, sepse ndihmon në mbajtjen e lagështisë dhe në forcimin e indeve të lëkurës.
Përbërësit:
-Lule kamomili
-¼ filxhanë petale trëndafili
-⅛ filxhan me lule livande
Hapat:
-Shtoni në një tenxhere ujë dhe lëreni të vlojë.
-Pasi t’i keni bashkuar të gjitha bimët në një tas qelqi, shtoni ujin e valuar.
-Qëndroni me fytyrë mbi tas dhe mbuloni kokën me një peshqir, në mënyrë që të mos lejoni avullin të dalë.
-Qëndroni në këtë mënyrë për rreth 5 minuta, më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë për të mbyllur poret.
Çaj me trëndafila dhe boronicë
Së bashku me shumë bimë të tjera, petalet e trëndafilave ofrojnë mbështetje të mrekullueshme për shëndetin, sidomos gjatë dimrit.
Bimët mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar, të sigurojnë vitaminë C dhe elementë të tjerë ushqyes që mbështesin tretjen dhe qarkullimin e mirë të gjakut. Ato gjithashtu ndikojnë në sistemin nervor duke larguar stresin.
Përbërësit:
-1 lugë çaji me boronica të thara
-1 lugë çaji gjethe borziloku të tharë
-1 lugë çaji petale trëndafili të thara
-1 lugë çaji kanelle ose 1 shkop kanelle
-xhenxhefil sipas dëshirës
-0,3 l ujë të nxehtë
Hapat:
Në një enë shtoni ujë dhe lëreni të vlojë.
Pasi t’i keni vendosur të gjithë përbërësit në një enë, shtoni ujin e valuar.
Lëreni për 15 deri në 30 minuta, përpara se ta shërbeni.
Nëse dëshironi, mund t’i shtoni pak mjaltë.