Përbërësi i rrezikshëm tek kremrat mbrojtës ndaj diellit që mund të çojnë deri në kancer

Shëndetësia

Përbërësi i rrezikshëm tek kremrat mbrojtës ndaj diellit që mund të çojnë deri në kancer

Më: 14 mars 2021 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Nuk është e largët dita kur do të na duhet të vendosim krem mbrojtës nga Dielli. Por para se të filloni ta përdorni, shihni mirë datën e skadencës. Jemi mësuar të shohim më shpesh datën e skadimit tek produktet ushqimore dhe jo ato të kozmetikës, por një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se një nga kimikatet e përdorura në disa marka mund të bëhet kancerogjene me kalimin e kohës, që do të thotë se mbajtja e një produkti në shishe për një kohë të gjatë mund të jetë e rrezikshme.

Studimi i botuar në revistën Chemical Research in Toxicology, u krye nga shkencëtarët në SHBA dhe Francë. Duke parë markat e njohura përfshirë Garnier, Bioderma, LaRoche-Posay, L’Oreal, Coppertone, Banana Leaf dhe Neutrogena të blera nga dyqanet në SHBA dhe Francë, ata zbuluan përbërësin oktokrilinë të shënuar tek shumë prej tyre.

Shkencëtarët zbuluan se me kalimin e kohës ky përbërës mund të shndërrohet në benzofenon, që rrit rrezikun e kancerit. Oktokrilina thith rrezatimin ultraviolet dhe është përbërës i ndaluar të përdoret në disa vende përfshirë Hawaii dhe Ishujt e Virgjër të SHBA për shkak të temperaturave të larta.

Por shkencëtarët në këtë studim thanë se nuk është Octocrylene rreziku në vetvete, po shndërrimi në benzofenon. Përqendrimi i kimikatit rritet për aq kohë sa produkti mbahet e përdoret. Benzofenoni është i ndaluar për përdorim si shtesë përbërësi në ushqime dhe në kozmetikë në gjithë SHBA-të.

Megjithëse produktet e mbrojtjes ndaj diellit në Britani nuk kanë një datë skadence, ato zakonisht kanë një sugjerim jetëgjatësie dhe se deri kur duhet t’i përdorni pas hapjes.

Dermatologia Sharyn Laughlin thotë: ‘Benzofenoni është përbërësi më i keq në shkaktimin e dermatitit dhe mund të çojë në utikarie dhe anafilaksi.Thithja e të dy kimikateve përmes lëkurës përbën një kërcënim të mundshëm edhe për organet e tjera’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat