Përderisa pijet ‘smoothie’ zakonisht bëhen me kombinimin e frutave, perimeve, jogurtit dhe qumështit, ekziston një përbërës befasues që nuk mund ta injorojmë, dhe ai është shafrani.
Së fundmi kemi vënë re se blogerë të shumtë të ushqimit po e shtojnë një lugë shafran në pijet e tyre ‘smoothie’, dhe ky veprim është mirëpritur nga masa.
Shafrani është plot me përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore, dhe ndoshta përbërësi më i mirë i që mund t’ia shtoni pijes suaj. Kjo për shkak të vetive anti-inflamatore që i përmban kjo erëz. Turmeriku është i pasur me përbërës aktiv që trupit ia shtojnë sasinë e antioksidantëve dhe e ul inflamacionin.
Konsumimi i ushqimeve që janë vërtetuar si anti-inflamatorë është thelbësor për zvogëlimin e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve kronike më vonë në jetë. Së bashku me shafranin e Indisë, ju gjithashtu mund të hidhni ushqime të tjera anti-inflamatore në pijet “smoothie’, si boronicat, tërshëra, gjalpi i arrave, ananasi, spinaqi, kosi, madje edhe farat chia.
Përveç përfitimeve anti-inflamatore të shafranit, ai gjithashtu përmban një antioksidant që mund të ndihmojë me dëmtimin oksidativ në trup. Dëmtimi oksidativ është përgjegjës për plakjen sëmundjet e ndryshme.
Duke konsumuar ‘smoothie’ me shafran, ju i jepni trupit tuaj edhe më shumë mundësi për t’i luftuar radikalet e lira që shkaktojnë stres oksidativ.
Së bashku me këto përfitime – plus luftimi i sëmundjeve kronike të tilla si kanceri, sëmundjet e zemrës apo edhe Alzheimeri, studimet kanë treguar gjithashtu se kurkumina e cila gjendet tek shafrani, mund të ndihmojë kundër çështjeve të tjera në shëndetin mendor të njeriut.