Kanella (lat. Laurus cinnamomum) mes të tjerash ndikon edhe kundër droçkave në gjak, posedon ndikim kundër mikrobeve, duke stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak
KUNDËR DROÇKAVE
Koagulimi i pllakave të gjakut është proces normal, i cili parandalon gjakderdhjen, por problemi shfaqet nëse trombocitet grumbullohen së tepërmi. Substanca "Cinnamaldehyde" nga kanella parandalon koagulimin e tepërt përmes aminoacideve nga membrana e trombociteve. Pos kësaj kanella ka aftësinë e pakësimit të proceseve inflamatore.
KUNDËR MIKROORGANIZMAVE
Efekti i kanellës kundër mikrobeve po ashtu është i fortë. Mundet të parandalojë shfaqjen dhe përhapjen e baktereve, si dhe të kërpudhave. Në disa teste ishte vërtetuar se kanella kishte më shumë ndikim në parandalimin e përhapjes së mikrobeve sesa ilaçet. Po ashtu, studimet kanë bërë me dije se disa pika vaj të kanellës në tre gramë të supës nga karota parandalon zhvillimin e patogjenit "Bacillus cereus".
STABILIZON NIVELIN E SHEQERIT NË GJAK
Aftësia e kanellës në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak mundet t'ju ndihmojë personave, që vuajnë nga diabeti, tipi 2. Vetëm gjysmë lugë kanellë në ditë, mesatarisht e ul nivelin e sheqerit në gjak për 20 për qind.