Vetitë shëruese të kërpudhës tibetiane

Shëndetësia

Vetitë shëruese të kërpudhës tibetiane

Më: 18 mars 2021 Në ora: 15:46
Foto Ilustrim

Kërpudha nga Tibeti shëron sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e enëve të gjakut, ul kolesterolin në enët e gjakut, pastron kanalet e tëmthit, pastron zorrën dymbëdhjetëgishtore dhe e shkrin gurin në idhcë.

Këtë kërpudhë shumë moti e ka zbuluar vetë populli i Tibetit dhe për një kohë të gjatë ishte fshehtësia e tyre në mjekësinë popullore.

Sot, kefiri i përgatitur me kërpudhat nga Tibeti, njihet si antibiotik natyral. Ekspertët dhe mjekët japonezë pohojnë se ky kefir është i pazëvendësueshëm për të sëmurit onkologjik dhe konsiderojnë se duhet ta shtojnë në ushqimin e secilit person të shëndetshëm.

Po ashtu, shëron edhe lukthin dhe zorrët, largon të thatin nga lukthi, por ndihmon në shërimin edhe të shumë sëmundjeve të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat