Problemi i bllokimit të hundës prek një numër të madh të njerëzve.
Shkaktarët e bllokimit të hundës mund të jenë të ndryshëm: alergjitë, ftohjet, inflamacioni i sinuseve, polipet, etj.
Në këtë periudhë pandemia, kjo shkakton edhe stres, pasi njerëzit mendojnë se mund të jenë infektuar.
Përkundër kësaj, hunda mundet edhe të "rrjedhë", e gjatë natës të paraqitet edhe gërhitja.
Janë të shumtë ata që mendojnë se supa e pulës ofron ndihmë të madhe në këtë drejtim. Shtimi i specit djegës në këtë supë ndihmon që të hapen sinuset dhe të zvogëlohet inflamacioni. Po ashtu, në këtë aspekt ndihmojnë edhe ushqimet e tjera pikante.
Thithja e vajit eterik të mentës po ashtu ndihmon në zhbllokimin momental të hundës, efekt të cilin e ka edhe pirja e pijeve të ngrohta, sikur që është çaji i gjelbër.
Nga ana tjetër, kafeja dhe pijet e tjera që përmbajnë kafeinë duhen evituar, meqë mund ta përkeqësojnë gjendjen. Lagështia adekuate e ajrit dhe konsumimi i vitaminës C po ashtu janë të preferuara në këtë rast.