​AstraZeneca vërteton sigurinë e lartë të vaksinës

Shëndetësia

​AstraZeneca vërteton sigurinë e lartë të vaksinës

Më: 27 mars 2021 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Pas rillogaritjes në 24 mars të të dhënave nga studimi i SHBA-së,kompania AstraZeneca arriti të vërtetonte përsëri efikasitetin e vaksinës dhe të dilte në përfundimin se ajo siguronte 76% mbrojtje kundër Covid-19, që ndodhte 15 ditë ose më shumë pasi të keni marrë dy doza të dhëna katër javë larg.

Vaksina tolerohej mirë dhe nuk u identifikuan shqetësime të sigurisë në lidhje me vaksinën.

Përmes një samiti Bashkimi Europian synon që më 25 Mars të gjejnë zgjidhje për strategjinë e vënies në kontroll të pandemisë.

Përfundimi i ri erdhi pasi një panel i pavarur amerikan akuzoi AstraZeneca-n se nuk kishte marrë parasysh në mënyrë të duhur të dhënat për mbrojtjen e ofruar nga vaksina e saj.

Paneli tha se kompania kishte shmangur disa raste të Covid-19 të ndodhura gjatë studimit,që u bë shkak për krijimin e mosbesimit në shkencë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat