Me arritjen e pranverës, shtohet interesimi për grumbullimin e bimëve shëruese, sidomos të aguliçes. Aguliçja është e mirë për çaj, sëmundjet mushkërive si dhe te bronkitisi, migrena dhe reumatizmi.
Lulen e saj mund ta thani në diell. Sipas disa ekspertëve, që moti dihet se aguliçja njihet si ilaç që shëron dhe ndalon kollën.
Është e pasur me kripëra minerale dhe acide esenciale, e aguliçja përdoret edhe në terapinë e migrenës, parimësisë, reumatizmit.
Me sukses përdoret në shërimin e inflamacioneve në mushkëri dhe rrugët e frymëmarrjes, më pas parandalon dhe shëron kollën, madje shëron edhe format më të rënda të kollës, përfshirë kollën me gjak, infeksionet e mushkërive dhe mushkëritë e dëmtuara si pasojë e tuberkulozit.