Kompania amerikane Pfizer në mesin e javës së kaluar zhvilloi testet klinike të vaksinave të saj kundër Covid-19 tek fëmijët nën 12 vjeç. Ky hap ishte ndërmarrë më herët edhe nga kompanitë Moderna dhe AstraZeneca.
Ndërkohë, për këtë proces po përgatitet edhe kompania Johnson & Johnson, sapo të përfundojnë provat e vaksinës së saj mbi adoleshentët. Zgjatja e fushatës së vaksinimit tek të miturit është thelbësore për të rihapur në mënyrë të sigurt shkollat dhe aktivitetet sportive, dhe për të thyer zinxhirin e infeksioneve brenda familjes, midis fëmijëve, prindërve dhe gjyshërve të tyre.
Rezultatet e këtyre testeve priten që të bëhen publike në gjysmën e dytë të vitit, dhe nëse gjithçka shkon mirë, ne mund të fillojmë vaksinimin e fëmijëve që nga fillimi i vitit të ardhshëm. Gjatë javëve të ardhshme, do të fillojnë të dalin edhe të dhënat për testet klinike të vaksinave anti-Covid mbi adoleshentët, analizat paraprake të të cilave kanë inkurajuar shkencëtarët të shtrijnë testimet edhe tek fëmijët e vegjël.
Shkencëtarët e kompanisë Pfizer-BioNTech, do të testojnë 3 lloj dosazh të vaksinës tek 144 fëmijë, duke filluar me grupmoshën 5-11 vjeç, dhe duke vazhduar me grupmoshat 2-4 vjeç, dhe 6 muajsh deri në 2 vjeç. Pas përcaktimit se cila është doza më efektive, vaksinimi do të shtrihet tek 4500 fëmijë, 2/3 e cilëve do t’i marrin 2 dozat e vaksinës me një diferencë 3 javë nga njëra-tjetra.
Një mur kundër infeksionit
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po ndodh edhe studimi i Pfizer, fëmijët përfaqësojnë 23 për qind të popullsisë dhe 13 për qind të të gjitha rasteve të raportuara. Ekspertët thonë se vaksinimi i fëmijëve është thelbësor për të synuar imunitetin e tufës apo diçka të ngjashme.
Dhe megjithëse është diçka e rrallë që të vegjlit të preken nga forma e rëndë e Covid-19, nuk dihen ende efektet afatgjata të një. infeksioni me koronavirus Shumë vaksina të detyrueshme kanë bërë të mundur dekadat e fundit, mbrojtjen e fëmijëve nga infeksionet potencialisht të rrezikshme.
Dhe vaksinat anti-Covid mund të shtohen së shpejti në listë, edhe për parandalimin e rasteve
me Sindromën Inflamatore Multisistemike të lidhur me sëmundjen. Para së gjithash, nga vaksinimi i fëmijëve dhe të rinjve, do të përfitojë shëndeti i tyre, duke ulur gjithashtu infeksionin në komunitet.
Për shkak të karakteristikave të sistemit të tyre më reaktiv, fëmijët kanë shpesh një reagim
më vendimtar në përgjigje të vaksinave. Zakonisht një ethe e fortë që qetësohet brenda disa ditësh nga injeksioni.
Kjo është arsyeja pse ata janë zakonisht të fundit që përfshihen në eskperimente. Megjithatë, në këtë rast ne kemi një avantazh:dhjetëra miliona të rritur në mbarë botën që po marrin vaksinat anti-Covid, duke provuar që ato janë jo vetëm të sigurta, por edhe shumë të efektshme kundër një virusi mbi të cilin ne dimë ende shumë pak.