Si mund të ndihmoni trupin të tejkaloj të vjellat

Shëndetësia

Si mund të ndihmoni trupin të tejkaloj të vjellat

Më: 5 prill 2021 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Presioni është shumë i lartë në stomak dhe i vetmi drejtim i lejuar për mbetjet ushqimore është goja.

Të vjellat shkaktojnë një tronditje të fortë në organizëm, shkruan “AgroWeb”.

Ato janë një reagim i trupit ndaj kërcënimeve të ndryshme siç janë: substancat toksike, hormonet e stresit në gjak, lëvizjet e befta, problemet me stomakun e të tjerë.

Gjithçka nis me një stimulim të një zone specifike të trurit që më pas lëshon sinjale të njëpasnjëshme drejt të gjithë organizmit.

Goja nis të prodhojë sekrecione shtesë me një përmbajtje më të lartë alkaline e cila ka si qëllim të mbrojë dhëmbët nga aciditeti i lartë i stomakut.

Frymëmarrja bëhet më e thellë për të penguar rrugëtimin e mbetjeve ushqimore drejt mushkërive ndërkohë që diafragma kontraktohet dhe ngushton stomakun për të krijuar presionin e nevojshëm.

Presioni është shumë i lartë në stomak dhe i vetmi drejtim i lejuar për mbetjet ushqimore është goja.

Sistemi nervor simpatetik rrit rrahjet e zemrës dhe nxit djersitjen për të eliminuar temperaturën e lartë në organizëm.

Të vjellat shkaktojnë një dehidratim të menjëhershëm në trup.

Nevoja për ujë pas të vjellave është e madhe, ndonëse një prurje e madhe ujore në stomak e rëndon atë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat